Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ngrijnë” zgjedhjet në Tiranë/ Meçe: Politika ka qenë në një marrëveshje për zhvillimin e zgjedhjeve, por Berisha…

schedule18:41 - 10 Tetor, 2025

schedule 18:41 - 10 Tetor, 2025

TIRANË- Analisti Arben Meçe komentoi zhvillimet e fundit politike në kryeqytet, duke u ndalur tek procesi i shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese, e cila e pezulloi dekretin e kreut të shtetit për mbajtjen e zgjedhjeve më 9 nëntor.

I ftuar në emisionin “Tirana Live”, Meçe theksoi se situata aktuale është e mbushur me pasiguri ligjore dhe skepticizëm, duke theksuar se nuk është ende e qartë nëse Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim në favor të shkarkimit.

Sipas tij, ndërhyrja e shpejtë e kësaj gjykate, përmes pezullimit të procesit, tregon një prirje për të marrë një rol vendimtar në çështje që nuk janë vetëm ligjore, por që prekin edhe dimensionin politik.

Po shohim disa lëvizje që po shtojnë skepticizmin mbi zhvillimet për Tiranës. Me procedurë ligjore, unë nuk e di nëse gjykata kushtetuese do dalë në favor të shkarkimit, Politika ka qenë në një marrëveshje për zhvillimin e zgjedhjeve.

Nuk e di, për sot askush nuk e di, procedura nuk është politike, por është ligjor. Gjykata Kushtetuese ndërhyri shumë shpejt, duke pezulluar procesin, duke i dhënë prevalencë vetvetes.

Nëse PS kërkonte të bënte zgjedhje, ishte një gjë pozitive në Tiarën që të vendosjen një kryetar bashkie legjitime, por PS nuk është në krizë, se vendoset nënkryetari dhe shkohet drejt zgjedhjeve të ardhshme”, tha ai.

Një tjetër pikë e nxehtë e debatit është qëndrimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili, sipas Meçes, ishte ndër të parët që kërkoi largimin e Veliajt, por sot po e kritikon procesin që vetë e kërkoi.

“Të dyja partitë politike në Këshillin Bashkiak ishin pro shkarkimit të Veliajt. Këtë kërkoi Sali Berisha, dhe tani del dhe sulmon këtë proces që ka kërkuar vetë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!