Ngrihet në Fushë Krujë kampingu i ri nga FA. 70 çadra janë hapur në orët e para të mëngjesit nga efektivet e ushtrisë per strehimin e banorëve në vështirësi.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se ka ngritur në Fushë-Krujë një kamping të ri për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar, si pasojë e të cilit 40 persona humbën jetën dhe mbi 600 të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në orët e para të mëngjesit në këtë zonë janë ngritur çadrat nga efektivët e ushtrisë me qëllim strehimin e familjeve, të cilat kanë nevojë urgjente për ndihmë.
/abcnews.al