Në Fier është i lartë numri i banorëve që për shkak të ngricave në rrugë kanë përfunduar në spital me fraktura dhe trauma. Mjekët thonë se duhen edhe masa parandaluese, një prej tyre të mos lëvizet në këmbë orëve të mëngjesit.
Të pamësuar me ngricat dhe temperaturat e ulëta, fierakët kanë mbushur spitalin. Sipërfaqjet e rrëshqitshme i kanë gjetur të papërgatitur, kryesisht të moshuarit.
“Si rezultat i ngricave javën që shkoi kemi pasur 18 raste brenda ditësh”, tha një doktor.
Dhjetëra qytetarë që prej fillimit të muajit Janar pësuan fraktura dhe trauma për shkak të rrëshqitjes në rrugë. Mjekët janë në gatishmëri, por kërkojnë edhe marrjen e masave parandaluese. Të tilla si shmangia e ecjes në këmbë gjatë orëve të mëngjesit dhe mos derdhja e ujërave në rrugë.
“Duhet të shikohet mundëisa për të drejtuar kanlizimin e ujërave që nuk duhen derdhur pa kriter”, tha mjeku.
Prej disa javësh Spitali i Fierit është mbipopulluar për shkak të virozave. Kësaj i shtohen edhe frakturat dhe traumat, të cilat kanë dërguar në urgjencë mbi 70 persona./abcnews.al