Ngrica dhe erë e fortë në Korçë/ Në Dardhë trashësia e borës arriti në mbi 50 centimetër

schedule15:17 - 21 Janar, 2024

schedule 15:17 - 21 Janar, 2024

Ndërprerja e reshjeve të dëborës në juglindje të vendit, është pasuar nga ulja e ndjeshme e temperaturave. Në zonat rurale trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 cm, ndërsa në zonat urbane deri në 15 cm. vlerat më të ulëta termometri i shënoi në Dardhë, me -12 gradë celcius.

Rruget nacionale te qarkut janë te hapura dhe te qarkullueshme normalisht për mjetet, ndërsa aksi Korçë-Dardhë qarkullohet vetëm me zinxhirë.

Problem këtë të diel mbetet era e fortë dhe ngricat.

Reshjet e dendura të borës izoluan disa fshatra në zonat malore të bashkisë së Pogradecit, Korçës dhe Kolonjës, të cilët që prej së shtunës nuk furnizohen me energji elektrike. Rrugët e fshatrave mbeten të paaksesueshme për shkak të intensitetit të lartë të dëborës, ku në disa zona trashësia ka arritur deri në 1 metër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!