Ngoo e Limaj dëshirat e mëdha bardheblu, Nexhipi do të “vjedhë” Ibraimin

schedule08:15 - 22 Qershor, 2021

schedule 08:15 - 22 Qershor, 2021

Tirana është një nga klube e vetme që nuk ka nisur fushatën e merkatos në hyrje, por kjo nuk do të thotë se nuk po punohet. Nëse Redon Xhixha e Engjëll Hoti e kanë arritur marrëveshjen, bardheblutë janë në bisedime për të sjellë të tjerë lojtarë me peshë.

Vesel Limaj është ëndrra e madhe e bardhebluve. Ish-kapiteni i Kukësit e ka përfunduar kontratën me verilindorët dhe është lojtar i lirë. Panorama Sport mëson se Tirana ka folur me mesfushorin dhe i ka bërë ofertë konkrete dhe pret përgjigjen e mesfushori, që ka kërkuar kohë të mendohet.

 

Limaj do ishte zëvendësuesi ideal i Idriz Bathës. Orges Shehi e njeh mirë dhe ka qenë pikërisht dëshira e trajnerit për ta afruar. Mbetet për t’u parë vendimi i mesfushorit, që me siguri shpreson në një largim jashtë vendit dhe Tirana mund të jetë plani B.

Një tjetër dëshirë e Tiranës është një emër i njohur në ambientin bardheblu: Michael Ngoo. Anglezi ka qëndruar tre vite te bardheblutë dhe ishte një nga më të mirët. Që nga ikja e tij Tirana ka shpenzuar, por nuk ka mundur të gjejë pasuesin e anglezit. Për të interesohet Vllaznia dhe është në bisedime, por ndërhyrja e Tiranës mund të ndryshojë gjithçka.

 

Nga e njëjta gazetë mësohet se Ngoo i është bërë ofertë zyrtare. Sezonin e shkuar Ngoo ishte pjesë e Enosis në Qipro dhe nuk mundi të shënojë asnjë gol. Në sezonin e fundit te Tirana ai ishte autor i 13 golave dhe 15 asisteve. Ndërkohë, kapiteni i Kukësit, Agim Ibraimi del lojtar i lirë në muajin e ardhshëm.

Ai bëri shumë mirë te Kukësi, por qëndrimi është vetëm një mes shumë mundësive. Nderim Nexhipi, i emëruar së fundmi si drejtor sportiv i Kukësit, dëshiron të marrë me vete ish-lojtarin e kombëtares së Maqedonisë së Veriut. Drejtuesit nga Suhareka kanë propozuar një ofertë joshëse dhe Ibraimi po mendohet. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!