Ngjarjet në Kosovë, Vuçiç i drejtohet sonte serbëve me një fjalim

schedule11:08 - 27 Shtator, 2023

schedule 11:08 - 27 Shtator, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do t’i drejtohet popullit serb me një fjalim sonte në orën 21:00, në programin e parë të televizionit shtetëror serb RTS.

Pritet që Vuçiç të flasë për situatën në Kosovë, por edhe për tema të tjera aktuale, shkruan N1.

Në adresimin e tij të fundit, më 24 shtator, menjëherë pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri, Vuçiç u shpreh se fajtori i vetëm është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiç shtoi nuk dëshiron të arsyetojë vrasjen e policit dhe se kjo është për t’u gjykuar.

Ai ka thënë se grupi i serbëve është futur në manastir të Banjskës vetëm “për të kërkuar ndihmë për dy të rinjtë e plagosur”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!