Ngjarjet më rëndësishme të javës në të gjithë botën, nëpërmjet fotografive

schedule10:11 - 24 Prill, 2021

schedule 10:11 - 24 Prill, 2021

Nëpërmjet disa fotografive janë sjellë lajmet më të rëndësishme në të gjithë botën,nga 17-23 prill 2021.

Të afërmit e veshur me pajisje mbrojtëse, marrin pjesë në varrimin e familjarit i cili humbi jetën nga koronavirusi në New Delhi. India raportoi të premten 332, 730 raste të reja me Covid duke shënuar një tjetër rekord të infeksioneve.

Disa nga fotografitë  e publikuara nga BBC .

Qytetarët jashtë qendrës qeveritare të qarkut Hennepin, në Minneapolis, SHBA, festojnë vendimin për ish-oficerin e policisë Derek Chauvin. Juria e shpalli Chauvin fajtor për vrasjen e George Flloyd.

Mbretëresha Elizabeth II në varrimin e bashkëshortit të saj Princ Philip, Duka i Edinburgut, në Kapelën e Shën Gjergjit në Windsor.

Shembja e një shkëmbi në fshatin Nefyn, në Uells pranë të cilin ndodheshin edhe banesa. Shembja e shkëmbit sipas dëshmitarëve është rreth 40m, ndërsa disa shtëpi aty pranë u dëmtuan.

Strehimi në një çadër i disa ushtarëve, pranë një kishe në qytetin Vladimir ku thuhet se u transferua udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny.

Një zjarr i madh në malin Tabela, flakët e cilit shkaktuan dëme edhe në Kejptaun, në Afrikën e Jugut.

Për shkak të zjarrit u shkatërrua një pjesë e bibliotekës Jagger e Universitetit Kejptaunit.

Katie Wright, në varrimin e Daunte Wright që u qëllua për vdekje nga oficeri i policisë Kim Potter. Oficeri I policisë dha dorëheqjen dhe është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë.

Presidenti Joe Biden merr pjesë në një Samit Ndërkombëtar të Liderëve për Klimën, në Shtëpinë e Bardhë, Uashington.

Boeoegg, një burrë dëbore i mbushur me fishekzjarre , digjet në Urën e Djallit mbi Grykën Schoellenen pranë Andermatt në Zvicër. Kjo është traditë në Sechselauten.

Një kopshtar që kujdeset për tulipanët , në Hampton Court Palace, në Londër.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!