Ngjarjet kriminale në Shkodër, Hodaj: Kemi një autor të dyshuar për atentatin në Dukagjin, për çfarë nisi konflikti

schedule10:12 - 29 Shtator, 2023

schedule 10:12 - 29 Shtator, 2023

Drejtori i Policisë së Shkodrën, Ervin Hodaj, ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, ku ka folur për ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në qarkun e Shkodrës.

Sa i përket atentatit në Dukagjin, ku mbeti i vrarë Lek Guri dhe mbeti i plagosur Gjin Guri, Hodaj tha se ngjarja po hetohet, ndërsa deri më tani është një autor i  dyshuar, Gjovalin Guri  i cili  ka lidhje familjare me viktimën.

Ai shtoi se konflikti dyshohet se ka nisur për zaptim të tokave pyjore në atë zonë.

Sa i përket plagosjes në Malësinë e Madhe, Hodaj tha se ngjarja është zbardhur dhe është vënë në pranga autori.

Drejtori policisë tha se mbrëmjen e djeshme, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë në Vaun e Dejës, është bërë e mundur parandalimi i  një ngjarje të rëndë , ky dy persona ishin konfliktuar, e një prej tyre qëlloi me armë zjarri drejt automjetit të personit tjetër.

Për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, ku u vra me armë zjarri shtetasi Z. G., 73 vjeç dhe u plagos rëndë djali i tij, shtetasi Gj. G., të cilët po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, kreu një sërë veprimesh në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi Gj. G., i cili është shpallur në kërkim nga DVP Shkodër edhe për vepra të tjera penale.

Motivet e kësaj ngjarjeje dyshohet të jenë konfliktet dhe kanosjet e vazhdueshme me palën e dëmtuar, për shkak të zaptimit dhe shfrytëzimit të hapësirave dhe sipërfaqeve pyjore në zonë.

Për kapjen e shtetasit Gj. G., janë angazhuar strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Reparti Special “RENEA” dhe Njësia Alpine. Aktualisht vijojnë kontrollet në zonat e thella të Dukagjinit.

Ndërkohë, në Malësi të Madhe, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 27.09.2023, ku rreth orës 21:50, u plagos me armë zjarri shtetasi E.G., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit në kohë të shërbimeve policore dhe veprimeve hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar, shtetasve I. B. dhe S. B. (babë e bir), për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në kuadër të parandalimit, mbrëmjen e djeshme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të një konflikti midis dy shtetasve. Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë u vu në pranga shtetasi A. L., 39 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, në përdorim nga shtetasi E. P. Në momentin e arrestimit, 39-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Grupet e posaçme hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve kriminale” u shpreh Hodaj.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!