Ngjarja në ish-Bllok/ Gjykata jep masën “detyrim paraqitjeje” për Ajaks Boshnjakun

schedule09:41 - 27 Nëntor, 2018

schedule 09:41 - 27 Nëntor, 2018

Gjykata e Tiranës ka liruar Ajaks Boshnjakun, një nga personat e shpallur në kërkim pas vrasjes në një lokal në ish Bllok në 4 tetor. Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për Boshnjakun, nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitjeje”. Boshnjaku u vetëdorëzua në policinë e Tiranës mbrëmjen e së djelës dhe sot në mëngjes ai ka dalë para gjykatës së Tiranës për rivlerësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” të caktuar ndaj tij në mungesë. Gjatë marrjes në pyetje, Boshnjaku kishte deklaruar se ai nuk kishte asnjë lidhje apo dijeni mbi ngjarjen. Ai ka pranuar se kishte qenë në lokal, por sapo kishte nisur sherri mes dy grupeve të Ervis Martinajt dhe Ervin Matës ai ishte larguar nga lokali.

Po sot, për të njëjten dosje, gjykata liroi me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” edhe Geldo Hotin, i ndaluar në Kakavijë pak ditë pas vrasjes. Deri tani ai ka qenë me masën e sigurisë “arrest në burg”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!