Emiljano Nina ka qenë edhe më herët i skeduar për ngjarje të rënda kriminale të ndodhur në kryeqytet. Ai ka qenë nën hetim për një vrasje të ndodhur më 11 nëntor të 2015 pranë zonës së Linzës, ku mbeti vrarë me armë zjarri Enton Nikaj. Në atë kohë Nina u akuzua vetëm për përkrahje të autorëve të krimit dhe më pas u la i lirë. Për vrasjen e Nikaj u akuzuan Emiljani Tasho, Ervis Martinaj, ish- efektivi Mirsad Kuçanaj dhe Bujar Hasani.
Nga hetimet ka rezultuar se Nina në atë kohë 20-vjeç ishte larguar nga parkingu i Bar “Muragës” 4 të pandehurit e më pas u prangos nga uniformat blu në zonën e Shkozës. Zyrtarisht policia është munduar që ngjarjen ta mbajë larg vëmëndjes së publikut, duket pohuar se rrethanat do të sqarohen në një moment të dytë. /abcnews.al