“Ngjarja ishte e turpshme, nervozizmi tregon panik”, Isai: Gjarprit kur i vjen ngordhja del në rrugë

schedule10:22 - 14 Maj, 2023

schedule 10:22 - 14 Maj, 2023

Kryebashkiaku njëkohësisht kandidati I PS-së në një prononcim për mediat është shprehur se ngjarja e ndodhur mbrëmë ishte e shëmtuar dhe se I vjen turp që në një kohë të tillë akoma ndodhin situate të tilla absurde.

Isai ndër të tjera ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të dalin dhe të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë atë që duan në mënyër që të tregojnë se ato dinë që të zgjedhin.

Sipas Isait ajo që ndodhi dje ishte një ngjarje e turpshme dhe se nervozizmi duket që e ka përfshirë palën kundërshtare tashmë.

Ftoj të gjithë qytetarët e Kolonjës që të dalin dhe të votojnë të që duan dhe të shprehin vullnetin e tyre. Më vjen turp që kjo vëmendje nuk vjen si një kohë normale për zgjedhjet por për një ngjarje që i ka ikur edhe koha edhe stili edhe moda mbrëmë më është dukur sikur po rixhirohej filmi i “Kanan Tafilit” me historia bllokimi rroge dhe me absurditete që nuk i kanë hije askujt. Gjarprit kur i vjen ngordhja del në rrugë më vjen keq për incidentin. Më vjen keq që kur të kërkohet në google do të dalë kjo ngjarje e turpshme. Kjo është një ngjarje e turpshme, dhe rezultati do ta tregojë, nervozizmi sjell vetëm panik”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kundërshtarin e tij e ka njohur dje dhe ai ishte në gjendje të dehur.

Ndër të tjera ai ka theksuar se edhe në përgjigjen që kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë ka treguar edhe një herë sot që ose është i dëshpëruar ose nuk I ka dalë akoma pija.

Edhe në intervistën e tij tregoi një histori banale, shpresoj që ti dalë shpejt rakia. Personi që më ka goditur është anëtari i KZAZ i BF në Kolonjë. Unë dje kam pasur një takim me një person në një lokal për kafe dhe me miqtë e mi. Stafi im tregoi një qytetari të jashtëzakonshme dhe nuk reagoi. Kandidatin e njoha dje, e pashë të dëshpëruar o ka qenë i dehur ose i dëshpëruar. Jemi familjarë dhe njerëz të qytetarisë ka një profesion dhe pse e ushtron pa leje, por është doktor”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!