Ngjarja ‘horror’/ Gruaja e vrarë u gjet e murosur pas më shumë se 10 vitesh

schedule21:45 - 10 Gusht, 2023

schedule 21:45 - 10 Gusht, 2023

Një ngjarje horror ka ndodhur në Australi, ku një grua që ishte vrarë, u gjet e çimentuar në një mur dhe besohet se ka qenë atje për më shumë se 10 vjet, kohë gjatë së cilës askush nuk e kishte kërkuar.

Siç raporton CNN, bëhet fjalë për 38-vjeçaren Tanya Lee Glover , e cila kishte probleme me shikimin dhe dëgjimin. Trupi i saj u zbulua dhjetorin e kaluar kur pastruesit gjetën eshtrat e saj pas një muri betoni në bodrumin e një kompleksi apartamentesh në Alderley.

Kështu që u deshën tetë muaj që autoritetet të konfirmonin identitetin e Glover duke përdorur ADN-në dhe bazat e të dhënave.

“Informacionet thonë se ajo ishte shumë e tërhequr, kishte një mënyrë jetese shumë të qetë dhe të rezervuar dhe nuk ishte aktive në mediat sociale,” tha inspektori Andrew Massingham.

Në fakt, prindërit e saj u thanë autoriteteve se nuk kishin asnjë kontakt me të dhe “nuk e kishin marrë mundimin ta kërkonin”, pasi mendonin se ajo ishte shpërngulur në një pjesë tjetër të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!