MAT- Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një 13-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri.
I mituri është gjetur pa jetë në malin “Skënderbeg” dhe dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë.
Fëmija e ka gjetur armën në mal pranë një stani, ndërsa me të ishin edhe disa persona të tjera.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.07.2021, në orët e para të mëngjesit, kemi marrë njoftim së në një stan në malin Skënderbeg” , territor i Bashkisë Burrel, dyshohet të jetë vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri një i mitur 13- vjeçar.
Menjëherë shërbimet e Policisë Kurbin dhe grupi hetimor janë nisur në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.
Është njoftuar Komisariati i Policisë Mat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarje. /abcnews.al/