Ngjarja e rëndë në Kavajë, pas zënkës dyshohet se burri dogji gruan në makinë dhe u vetëvar

schedule13:32 - 10 Prill, 2021

schedule 13:32 - 10 Prill, 2021

Krimi në familje trondit Kavajën! Mesditën e sotme në fshatin Manskuri të Kavajës është gjetur e djegur në një makinë Fëllënxa Shirja 45-vjeç.

Ndërkohë që vetëm pak metra më tutje, uniformat blu kanë gjetur bashkëshortin e saj Bilbil Shirja i vetëvarur në pemë.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC se nga dyshimet e para të policisë, ka qenë 48-vjeçari që i ka vënë flakën makinës duke djegur gruan brenda pas një zënke mes tyre.

 

Më pas ai i ka dhënë fund jetës duke u varur në pemë. Në lidhje me këtë ngjarje po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.