FOTO/ Ky është 48-vjeçari që u gjet i varur në pemë, pak metra larg trupit të djegur të gruas

schedule13:24 - 10 Prill, 2021

schedule 13:24 - 10 Prill, 2021

Ky që shikoni në foto është Bilbil Shirja, 48-vjeçari nga Kavaja që u gjet i vetëvarur në pemë në fshatin Manskuri të Kavajës.

Sipas policisë në zonë është gjetur edhe trupi i bashkëshortes së tij, Fëllënxa Shirja 45-vjeç e djegur në makinë. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes./mv.abcnews.al