“Ngec” fiskalizimi, deputetët e maxhorancës ankesa për ecurinë

schedule16:43 - 25 Janar, 2022

schedule 16:43 - 25 Janar, 2022

Nga Erblina Mile

Shtyrja e afatit të penaliteteve për bizneset që nuk janë bërë pjesë e fiskalizimit deri në fund të  qershorit ka shkaktuar diskutime në komisionin e ekonomisë dhe financave.

Deputetët e maxhorancës dhe të opozitës  shprehën pakënaqësi në lidhje me ecurinë e procesit të fiskalizimit sidomos në disa sektorë. Deri në fund të vitit 2021  pjesë e fiskalizimit rezultojnë se janë mbi 66 mijë subjekte ose vetëm gjysma e tyre.

Nëse një biznes nuk do të regjistrohet në afat atëherë  gjoba ndaj tyre do të jetë 4 herë më e lartë se aktualisht.

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimet ligjore të cilat parashikojnë që gjoba nga 15 mijë lekë të bëhet 60 mijë lekë. Sipas qeverisë niveli i gjobave në disa vende të rajonit është disa herë më  i lartë  se në vendin tonë dhe kjo e bën të detyrueshëm ndryshimin e ligjit aktual.

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar edhe shtyrjen e afatit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme deri në prill të këtij viti./abcnews.al