Gjatë prezantimit të listës përfundimtare me 140 kandidatë për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë Taulant Balla ngatërroi një nga kandidatët për shkak të ngjashmërisë së mbiemrit me atë të presidentit Ilir Meta duke shkaktuar edhe të qeshura në sallë.
“Në Tiranë si besoj ju kemi bërë me dije ka qenë e pamundur për ne të kishin dy njisha. Kemi këtë renditje.
Në Vlorë, Pranvera Resulaj, Anduel Tahiraj, Vullnet Sina, Anila Denaj, Niko Kuri, Ilir Meta (të qeshura në sallë), Metaj…”, theksoi Balla duke shkëmbyer një buzëqeshje me gazetarët dhe më pas vijoi duke lexuar listën e kandidatëve./mv.abcnews.al