Ngadalësimi i ekonomisë, BSH mund të ulë interesin e lekut

schedule18:15 - 7 Gusht, 2019

schedule 18:15 - 7 Gusht, 2019

Guvernatori Gent Sejko paralajmëroi se nëse ekonomia e eurozonës do të vazhdojë në rënie dhe do të ketë një shtim të rreziqeve në vend nisur nga zhvillimet politike, Këshilli Mbikëqyrës do të ulë më tej normën e interesit të lekut.

Banka e Shqipërisë mund të bëjë sërish një lëvizje lehtësuese në politikën monetare, duke ulur nën  nivelit 1% normën bazë të interesit të lekut.

Alternativën për të vepruar e la të hapur guvernatori Gent Sejko, gjatë një konference për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, duke ia faturuar këtë masë shtimit të pasigurive në ekonominë vendase dhe forcimit të rreziqeve.

Kreu i Bankës Qendrore tha se rritja ekonomike përgjatë këtij viti do të jetë e ngadalësuar, ndërsa vetë Banka ka shtyrë pritshmërinë për rikthimin e nivelit të inflacionit në objektiv në fund të vitit të ardhshëm.

Lidhur me forcimin e lekut në këtë periudhë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerëson se zhvillimet në kursin këmbimit kanë ardhur për shkak të rritjes së ofertës së valutës gjatë sezonit turistik./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!