Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 24-vjeçari

schedule10:04 - 24 Shtator, 2020

schedule 10:04 - 24 Shtator, 2020

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Shtetasi O.S; është arrestuar nga policia në afërsi të fshatit Shupalë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. S., 24 vjeç, sepse në afërsi të fshatit Shupalë, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur./abcnews.al/