Solidarizim i gjithanshëm me të dëmtuarit nga tërmeti i rënë në mesnatë, si dhe lutje për ata që janë ende në rrezik për jetën dhe ndodhen nën rrënoja. Një fatkeqësi e tillë i bën bashkë shqiptarët, qofshin edhe nga ata që kanë vendosur të përfaqësojnë flamuj të tjerë, si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Lorik Cana, Ermir Lenjani dhe shumë lojtarë të tjerë të kombëtares kanë publikuar mesazhe solidarizueze përmes rrjeteve sociale. Nuk mungon as menaxheri Shkumbin Qormemeti, apo edhe kroati Tomislav Busic që për vite të tëra ka luajtur në Superiore. /abcnews.al