Nga vepra e ndaluar e Feim Ibrahimit te vlerësimi nga George Walker/ Pianisti Redi Llupa rrëfehet në ‘Pas mesnatë’

schedule10:35 - 18 Prill, 2024

schedule 10:35 - 18 Prill, 2024

Karriera e tij nisi në liceun artistik ‘Jordan Misja’, vite shkuar, ndërsa sot është kthyer nga SHBA për t’i dhënë jetë një vepre të ndaluar të ‘Feim Ibrahimit’.

Redi Llupa thotë se muzika është gjithcka për të, hapsira ku mund të shprehet lirshëm për të gjithë ndjenjat dhe emocionet e tij.

“ Bashkë me bashkëshorten gjithashtu pianiste jemi një skuadër, jemi mbështetës të njëri tjetrit, është frymëzuese. Muzika është pjesë e jetës sonë” u shpreh ai në një intervistë për emisionin ‘Pas Mesnatë’ në ABC News.

Sa i përket veprës që do të ngjisë në skenë pianisti LLupa thotë se pas rënies së komunizmit është interpretuar nga e bija e kompozitorit e ka interpretuar, përmes vështirësive të mëdha të kohës, ndërsa kompozitori ishte I pranishëm. Llupa është interpretuesi I tretë në radhë që vë në skenë këtë pjesë.

“E kam patur qejf muzikën e Feimit që i vogël. Më bënte përshtypje mistika dhe inteligjenca e kompozitorit. Ka citime nga më të ndryshmet.” rrëfen ai ndërsa thekson se vepron mbetet shumë bashkëkohore dhe modern edhe pas 50 vitesh nga kompozimi i saj.

Në vijim Llupa rrëfen se si ra në gjurmët e George Walker dhe kontaktet e para me të.

“Walker kishte fjalën e përkryer për të të shpjeguar dicka. Shkova me Inesën për intervistë me të, u bë një intervistë shumë e gjatë. Ndjehej shumë energjia e tij. Ëalker ka qenë edhe një pianist i përkryer, pianisti i parë afrikano amerikan që bëri turne në Europë, është cilësuar një gjeni.” thotë Llupa, ndërsa shton se vënia në skenë e 5 sonatave të tij, ka qenë një emocion i vecantë.

‘M’u desh një muaj t’i coja regjistrimin se kisha frikë cfarë do mendonte. Në përgjigje, bashkëpunimi kaloi në nivel tjetër. Gëzimi më i madh ishte kur më tha se do bënte 95 vjetorin dhe më përzgjodhi si piansitin për të realizuar ditëlindjen e tij. Ai ka qenë I pranishëm aty dhe aty ka qenë një nga emocionet më të mëdha”, kujton Llupa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!