Nga Tirana për në luftë/ Turistët izraelitë ndërpresin pushimet, edhe Rabini drejt armëve

schedule15:15 - 9 Tetor, 2023

schedule 15:15 - 9 Tetor, 2023

Sipas të dhënave të selisë fetare, nga Shqipëria drejt Izraelit janë largur deri më tani rreth 200 persona dhe priten që edhe 450 të tjerë të largohen.

Kryerabini, Joel Kaplan, është shumë i zënë duke kontaktuar njerëz të ndyshëm në kërkim të biletave për në Telaviv.

“Jam duke bërë më të mirën time që të ndihmoj njerëzit të kthehen në shtëpi të sigurt.

Mënyra është të udhëtojnë nga këtu në Athinë, ose përmes Tivatit në Malin e Zi, Nuk ka fluturime direkte nga Shqipëria, janë anuluar.

Shumë prej tyre do t’i bashkohen ushtrisë. Mes tyre ka komandantë, kolonelë, të cilët duhet të ikin, dhe do të ikin. Do të lënë gjithcka, do të ndërpresin udhëtimin dhe do të kthehen në Izrael t’i shërbejnë vendit” tha fillimisht kryerabini.

Madje vetë KryeRabini i Shqipërisë dhe Kosovës do ta braktisë sinagogën për të shkuar në luftë.

 “Unë jam pjesë e ushtrisë së Izraelit. Do të largohem ditët në vijim dhe do t’i bashkohem ushtrisë. Unë kisha shumë gjëra për të bërë, shumë plane, por të gjitha i shtyva ose i anulova,  dhe do të shkojt’i shërbej vendit” shtoi ai.

Përshkrimi për atë që po ndodh, është i rëndë.

“Ata shkojnë shtëpi më shtëpi. Nxjerrin jashtë gra të moshuara, një 85 vjecare, e marrin peng dhe e cojnë në Gaza. Fëmijëve ju vrasin të dy prindërit dhe i rrëmbejnë. Ndajnë nënat nga fëmijët. Djegin shtëpitë me njerëz brenda. Kjo është e tmerrshme. Nuk ka fjalë për këtë” u shpreh Kaplan.

Por pavarësisht të gjithave, kleriku jezuit është i sigurt për dicka:Nuk ka pyetje se kush do të fitojë: Izraeli do ta fitojë këtë luftë, sic ka fituar në cdo situatë tjetër me të cilën kombi unë është përballur në shekuj. Pyetja është se me cfarë cmimi: Ata do të paguajnë për gjithcka bënë. Edhe cmimi që ne do të paguajmë do të jetë i lartë, por Izraeli do të tregojë forcën sic ai di, dhe më pas do të vazhdojmë jetën, ne tonën dhe ata të tyren, por në një mënyrë që vendi ynë të jetë i sigurt.

Ne besojmë në Zot, dhe sic thotë shprehja këtu: Kombi i Iraelit është gjallë përgjithmonë.

I biri është në frontin e luftës, dhe Joel Kaplan ka këtë mesazh për të dhe ushtarët e tjerë të atdheut.

“Të qëndrojnë të fortë, dhe ta dini, që jo vetëm kombi ynë është pas jsuh, por e gjithë bota ju mbështet. Shqipëria po ashtu.

Ta dinë se do të fitojnë dhe kur kjo të ndodhë, të lëshojnë armët, dhe të jetojnë jetën në paqe dhe të sigurt” përfundoi Joel Kaplan./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!