Nga Superiorja në Serie A, “gardiani” shkodran pranë kalimit te Cagliari

schedule16:16 - 20 Korrik, 2024

schedule 16:16 - 20 Korrik, 2024

Është padyshim një “hap i madh”, në karrierën e tij.

“Shtatlarti” shqiptar i portës, Alen Sherri prej disa sezonesh tashmë është një prej portierëve më të mirë në Kategorinë Superiore dhe vitin e shkuar arriti të shpallej edhe kampion i dyfishtë në vendin tonë, duke fituar kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë, me Egnatian.

Megjithatë, duket se aventurës në Superiore i ka ardhur fundi, me “gardianin” shkodran, i cili duket të jetë pranë nisjes së një aventure të re, në Serie A.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, Sherri kërkohet me ngulm nga skuadra e Cagliari, me këta të fundit që janë të gatshëm të derdhin në arkat e “Rrogozhinasve” plot 500 mijë euro, me 26-vjeçarin që do të jetë portieri i dytë i skuadrës ishullore në hierarki pas Scuffet.

Ndërkaq, kujtojmë se Sherri ka luajtuar plot 197 ndeshje në vendin tonë, mes kampionatit e Kupës, me skaudrat e Vllaznisë, Laçit dhe Egnatias, ku me këta të fundit ka fituar edhe tre trofe, 1 Superiore dhe 2 Kupa të Shqipërisë.

Portieri shkodran ka luajtuar edhe një sfidë, me Kombëtaren e Shqipërisë, në miqësoren e humbur përballë Katarit, me rezultatin 0 me 1, e cila ishte sfida e tij debutuese dhe e vetmja me “Legjionarët”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!