Duke nisur nga dita e sotme Maqedonia e Veriut, me vendim qeverie, pritet që hapë të gjitha vendkalimet kufitare. Përjashtim bëjnë aeroportet. Megjithatë, edhe pse kufijtë hapen, njoftojnë mediat vendase, në fuqi mbeten masa sigurie për të kaluar.
Kështu, për të hyrë në Maqedoninë e Veriut është e detyrueshme të keni me vete një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë. Mbetet në fuqi po ashtu edhe masa e nënshkrimit “Deklaratë e vetë-izolimit të detyrueshëm për 14 ditë”.
Të gjithë ata që do të hyjnë në vend dhe nuk kanë një test negativ të koronavirusit me kohëzgjatjen e caktuar, do të dërgohen në karantinë shtetërore.
Ky vendim nuk do të vlejë vetëm për turistët e huaj që mund ta jenë në vend tranzit, të cilët duhet të kalojnë për 5 orë në cilindo kalim kufitar. /abcnews.al/