Nga shpërthimi i granatës humbi jetën një i mitur dhe u plagos një tjetër, çfarë dyshon policia

schedule09:34 - 27 Gusht, 2020

schedule 09:34 - 27 Gusht, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gramshit.

Mësohet se një 6-vjeçar ka humbur jetën, nga shpërthimi i një granate të vjetër ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një tjetër i mitur i moshës 5-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Siman ku mësohet se dy fëmijët, të afërm me njëri-tjetrin, ishin duke luajtur në oborrin e banesës së R.LL, me një granatë  të vjetër,  e cila ka shpërthyer dhe si pasojë ka lënë të plagosur të dy fëmijët e mitur.

Fëmija  A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq grupi hetimor ka filluar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Siç raporton Aldo Kozarja për ABC News, dyshohet se granata mund të jetë fshehur brenda banesës ku ndodhi shpërthimi, ose mund të ketë qenë e mbetur në rrethinat e saj që prej vitit 1997.

Ndërkohë i mituri 5-vjeç i plagosur rëndë është transportuar mbrëmjen e djeshme drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar./abcnews.al