Nga shërimi i kancerit deri te mirëqënia shëndetësore/ Hetem Ramadani zbulon ritualet e përditshme për një jetë ideale

schedule08:46 - 28 Shkurt, 2024

schedule 08:46 - 28 Shkurt, 2024

Themeluesi i “Health Revolution”, Hetem Ramadani ka dhënë disa këshilla shëndetësore në një lidhje direkte nga Dubai për “ABC e Mëngjesit”. Ai ka theksuar se ushqimet e ndryshme si flija janë burim i diabetit dhe peshës së tepërt, ndërsa një lloj i sojës është antikancerogjene.

Sipas Ramadanit, për të larguar kancerin sugjerohet vitamina C, të cilën ai e ka përdorur së bashku me bashkëshorten, sopranon Inva Mula, kur u prekën nga Covid-19.

“Unë jam me gjithë familjen në Dubain prej shtatorit me Ninën dhe Invën. Ne jetojmë mirë, unë dhe Inva jemi adaptuar me ndërrimet e ndryshme se nuk kemi jetuar shumë në Shqipëri dhe në Kosovë.

Fara është një pjesë që e preferoj unë, por nuk kam thënë kurrë që jetoj vetëm me fara. Ushqimet e ndryshme si flija janë burim i diabetit dhe peshës së tepërt, prandaj duhen mbajtur larg tryezës. Unë jam kundër produkteve të procesuara të mishit.

Dy teori janë përsa i përket sojës, soja e modifikuar shkakton kancer, ndërsa lloji i sojës tjetër është antikancer. Unë dhe Inva kur kemi pasur Covid jemi shëruar me vitaminën C, pasi e përdorëm gjerësisht kur u sëmurëm. Varet nga personi se sa duhet të marrë, për shembull nëse diagnozistifikohesh me një proteinë te kanceri, deri në 40 gramë është e tolerueshme.

Nëse ke diabet, atëherë 5 deri në 10 herë je i rrezikuar nga kanceri, edhe nëse je mbipeshë je i rrezikuar të prekesh nga kanceri, prandaj duhet të bëjmë aktivitet fizik. Gjithashtu duhet një gjumë i mirë, janë të nevojshme 8 orë gjumë”, tha ndër të tjera Ramadani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!