Nga Serie D në kombëtare, historia e jashtëzakonshme e shokut të Ndojit

schedule21:12 - 9 Nëntor, 2019

schedule 21:12 - 9 Nëntor, 2019

Roberto Mancini vendosi t’i dhurojë emocionet e grumbullimit me kombëtaren tre lojtarëve të rinj. Castrovilli është zbulimi i Fiorentinës në këtë sezon, Orsolini po bën mirë prej kohësh me Bologna, ndërsa surpriza e madhe quhet Andrea Cistana.

22-vjeçari aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit tek ekipi i Brescias (bën mirë edhe mbrojtësin e majtë). Cistana është një pikë e fortë e “Dallëndysheve” në këtë sezon, teksa gjeti golin e parë në Serie A në humbjen 3-4 kundër Bolognës.

Mancini ka vlerësuar paraqitjet e tij dhe ka vendosur ta shpërbleje me grumbullimin me Italinë. Historia e tij është e jashtëzakonshme dhe konfirmon edhe njëherë tjetër që askush nuk duhet të heqë dorë nga ëndrrat e tij dhe duhet të punojë fort për t’i realizuar.

Cistana luante në Serie D përpara dy vitesh. Në majin e vitit 2017, ai mbylli sezonin në divizionin e katërt të futbollit italian me ekipin e Ciliverghe Mazzano. Më pas rikthimi në shtëpi te ekipi të rinjve të Brescias dhe kalimi në Serie C te Prato.

Aventura e fundit bindi presidentin Cellino ta riktheje te Brescia, klub ku u arrit dhe me të cilin është tifoz që i vogël. Sezonin e kaluar luajti në Serie B dhe së bashku me Brescian arritën kalimin në elitë. Tani po luan në Serie A dhe është gati të debutojë me kombëtaren në ndeshjen kundër Bosnjës ose Armenisë.

Një rrugëtim i pabesueshëm. Cistana ka kaluar brenda 30 muajve nga serie D te 4 herë kampionët e botës. Shoku i Emanuele Ndojit ia doli dhe po shijon frytet e sakrificave dhe besimit të palëkundur. /abcnews.al