Nga rruga e re Dhërmi-Sarandë, tek uzana e Çajupit dhe rruga e Vjosës/ Balluku prezanton projektet e së ardhmes në Infrastrukturë

schedule16:48 - 15 Prill, 2025

schedule 16:48 - 15 Prill, 2025

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi sot në në aktivitetin Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat për Shqipërinë 2030, projektet e reja rrugore projektuar për t’u ndërtuar në 4 vjecarin e ardhshëm.

“Cfarë do të bëjmë 4 vjecarin e ardhshëm? U adresuan emergjencat, u zgjidhën korridoret e mëdha, që do të lidhin transportin hekurudhor me atë detar. Ka ardhur koha për një zhvillim tjetër, që hyn brenda rajoneve, por jo thjesht me rrugët që jemi mësuar deri sot. Nisim dizenjimin e disa rrugëve që lidhin rajone të ndryshme që rrisin kapacitetet ekonomike.

E para është rruga e bregut, që lidh Dhërmiun me Sarandën, një gjurme totalisht e re, lë të paprekur rrugën ekzistuese. Kjo do të jetë një vepër sfiduese duke patur parasysh relievin ku do operojmë. Sot të gjitha rrugët, projektet ndërtohen pas një gare ndërkombëtare sa I përket projektimit dhe studimit, e kemi një studim për vargmalin e LLogarasë, do donim kështu të jetë e gjithë rruga, do të ketë disa vepra, sic janë urat lidhëse. Përfitimet indirekte janë të larta, sa I përket punësimit, turizmit apo nuklave ekonomike.

Unaza e Cajupit, është një tjetër rrugë panoramike që lidh në mënyrën më poetike një pjesë të Zagorisë, me Gjirokastrën, Libohovën e Cajupin. E gjithë kjo unazë do krijonte një zhvillim të ri ekonomik në zonë, duke krijuar një lidhje të qenësishme për pushime që mund të nisin në Zagori dhe përfundojnë në Jon.

E kemi quajtuar rruga e Vjosës, pasi kjo rrugë nis në Korcë, duke vijuar me segmetin Korcë Ersekë e më pas shkon në Përmet e Tepelenë, duke krijuar një kohezion rajonal me disa qytete. E kemi studiuar këtë rrugë, në bashkëpunim me bashkitë, kemi identifikuar se dalja e pjesës lindore edhe në Jon krijon një atraksion edhe më të madh.

Një nga pjesët interesante që kemi studiuar dhe kemi punuar bashkë me bashkisë Skrapar, Berat dhe Gramsh është edhe një ndërlidhje mes këtyre tre bashkive, për të krijuar një nukël tjetër ekonomike, që duke u lidhur ne Elbasan, krijon një lidhje ekonomike dhe aksese te plota në zona të paprekura deri më sot.

Rruga e liqeneve, është rruga që kalon pranë Shkopetit dhe Ulëzës, krijojmë mundësinë e një infrastrukture të mirëfilltë rrugore, të kategorisë C. Më pas kalojmë në rrugën e maleve. Një rrugë e rëndësishme për rajonin verior është rruga e dikurshme e Sharrave. Është një rrugë malore, panoramike, që përshkon pyjet e veriut, krijon akses në një nga zonat më të largëta dhe të paprekura deri më sot. Në dalje të Murriqanit, tek vijon rruga për korridorin blu ka një lidhje prej 5 km që futet brenda Shkodrës.

Të gjitha këto rrugë po ndërtohen për shkak të numrit të automjeve që është rritur me 162 përqind. Duke patur parasysh këtu automjetet stok të regjistruara në DPSHTRR, pa futur automjetetet e vizitorëve. Synimi kryesor në fazën e projektimit është që të gjitha këto rrugë të jenë rrugë të sigurta. Numri i aksidetenve krahasuar me 2013, është ulur më 11 përqind ndërkohë që shifra më e rëndësishme është indeksi I vdekshmërisë, është ulur me 72 përqind. E kemi shumë më të ulët indeksin e humbjes së pasagjerit apo shoferit të automjetit në aksidente.” u shpreh Balluku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!