Nga rikthimi i Thielemann te veprat e përzgjedhura, të gjitha detajet e koncertit të Vitit të Ri të Filarmonisë së Vjenës 2024

schedule17:52 - 2 Janar, 2024

schedule 17:52 - 2 Janar, 2024

Në Vjenë, si çdo Vit të Ri, u zhvillua festa e madhe e muzikës, Koncerti i Vitit të Ri 2024 me Orkestrën Filarmonike legjendare të qytetit, një nga më të rëndësishmet në botë.

Në podiumin e Sallës së Muzikës së Vjenës drejtoi për herë të dytë (pas vitit 2019) kryemuzikanti nga Berlini, Christian Thielemann.

Një eveniment i madh kulturor, plot muzikë të gëzuar dhe frymëzuese, u transmetua në mbi 90 vende, në kualitet të lartë (HD).

Kësaj radhe u vunë në skenë 15 vepra, 9 prej tyre për herë të parë në Koncertin e Vitit të Ri të Vjenës.

Përveç katër anëtarëve të dinastisë Strauss (Johann I, Johann II, Joseph, Eduard), u dëgjuan vepra të Komzák, Ziehrer, Hellmesberger II, Lumbye dhe Bruckner, ky i fundit për 200-vjetorin e lindjes së tij.

Programi i Koncertit të Vjenës:

Karl Komzák II: Erzherzog Albrecht-Marsch, op. 136*

Johann Strauss II: Wiener Bonbons. Walzer, op. 307

Johann Strauss II: Figaro-Polka. Polka française, op. 320*

Josef Hellmesberger II: Für die ganze Welt. Vals*

Eduard Strauss: Ohne Bremse. Polka schnell, op. 238

Johann Strauss II: Hyrje në operetën “Waldmeister”

Johann Strauss II: Ischler Walzer Nachgelassener Walzer Nr 2 (me balet)*

Johann Strauss II: Nachtigall-Polka, op.922

Strauss: Die Hochquelle Polka mazur, op.114*

Johann Strauss II: Neue Pizzicato-Polka, op.449

Josef Hellmesberger II: Estudiantina-Polka, nga baleti “Die Perle von Iberien”*

 Ziehrer: Wiener Bürger. Walzer, op. 419 (me balet)

Anton Bruckner: Quadrille, WAB 121 (transkriptim për orkestër)*

Hans Christian Lumbye: Glædeligt Nytaar! Galopp*

Josef Strauss: Delirien. Waltzer, op. 212.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!