Nga Rihanna, Julia Roberts deri te vajza e Bill Gates, kush është shqiptarja që kujdeset për vetullat e VIP-ave botërorë

schedule08:42 - 9 Prill, 2024

schedule 08:42 - 9 Prill, 2024

Sanie Vucetaj njihet në Amerikë si “Mbretëresha e piskatores”, pasi i heq vetullat personazheve të njohur të Hollyëood, nga Julia Roberts, Rihanna deri te vajza e Bill Gates.

Ajo këtë profesion e ka trashëguar te vajzat e saj dhe së fundmi deri te nusja e djalit, Leontina.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ato kanë treguar të gjitha detajet nga puna me VIP-at dhe thjeshtësia e tyre. Madje, Sania zbuloi se ka krijuar dhe një laps, i cili është pëlqyer shumë nga të gjithë famshmit.

“Këtu në Amerikë i kanë pasur holluar shumë, por më kanë shkruar mua gazetarë të ndryshëm, personazhe të tjerë të njohur të cilët m’i kanë pëlqyer shumë dhe kështu nga puna e shumtë hapa sallonin tim. Kam gati 20 vite që e kam hapur dhe tani më punojnë dhe vajzat e mia dhe nuses sime.

Shumica e klientëve të mi janë VIP-a, si Rihanna, Julia Roberts, bashkëshortja e George Cloone dhe shumë të tjerë, Bebe Rexha, nëna e Rita Orës e cila përdor lapsin, vajza e Bill Gates. Ata vijnë aty, flasin dhe rrinë si të gjithë njerëzit normalë.

ne shqiptarët kemi pasur gjithmonë dëshirë t’i lëmë vetullat e trasha, por këtu në Amerikë i duan të holla”, u shpreh Sania./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!