Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga rasti Aldrich Ames te incidenti i avionit U-2/ Ekspertët analizojnë historitë e spiunazhit: Fuqia e inteligjencës e rëndësishme

schedule22:44 - 30 Qershor, 2026

schedule 22:44 - 30 Qershor, 2026

Ekspertë të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare kanë diskutuar historitë më të njohura të spiunazhit dhe operacioneve të inteligjencës gjatë një interviste në emisionin “War Report” në ABC News.

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, u ndal te rasti i ish-agjentit të CIA-s, Aldrich Ames, duke theksuar mënyrën se si individë të caktuar arrijnë të shmangin për një kohë të caktuar sistemet e sigurisë, por më pas zbulohen.

Sipas tij, një nga elementët që ngriti dyshime në rastin e Ames ishte kërkesa e tij për informacione që nuk kishin lidhje me detyrat e tij, çka solli edhe verifikime të mëtejshme.



“Ka shumë individë që mund ta mashtrojnë sistemin për një kohë të caktuar, por është treguar se edhe më pas janë kapur. Në rastin e Aldrich Ames, duhet thënë se kishte tendencë që të merrte informacion nga bashkëpunëtorë të tij. Në çështjen e tij doli përfundimi se nëse po kërkon informacion që nuk ka nevojë të dijë, fillon të lindë hije dyshime”, u shpreh Qirjazi.

Nga ana tjetër, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Xhavit Shala, foli për incidentin e avionit spiun U-2 mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, si dhe rëndësinë e teknologjisë në mbledhjen e informacionit strategjik gjatë Luftës së Ftohtë.

Ai vlerësoi gjithashtu operacione të rëndësishme të zbulimit, përfshirë ato që lidhen me krizën e raketave në Kubë, duke theksuar rolin vendimtar të teknologjisë në zbulimin e kapaciteteve ushtarake sovjetike.

“Këta janë ‘djegur’, që do të thotë që Perëndimi ka punuar më shumë. Zbulimi i raketave në Kubë ka qenë një nga operacionet spektakolare dhe aty u mor vesh se nuk kishte raketa sovjetike të fshehura në Kubë. Kjo teknologji ka luajtur rol sepse ka qenë për të mbledhur informacion në nivel strategjik, në nivele shumë të larta”, deklaroi Shala.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!