Modelja Afrona Dika ka treguar pushimet e saj në bregdetin e Shqipërisë.
Në një lidhje direkte nga Dhërmiu me emisionin “ABC e Mëngjesit”, ajo ka deklaruar se prej një jave ndodhet në jug bashkë me bashkëshortin, këngëtarin Blero.
Më tej, Afrona është shprehur se periudha më e vështirë për të ka qenë pandemia, pasi nuk i kishte ndodhur kurrë të qëndronte 5 muaj larg Bleros.
“Kam një javë në jug, do të rrim edhe një javë deri të premten. Para se të ndodhte pandemia, ne shiheshim çdo dy javë, kurrë nuk kishte ndodhur të mos shiheshim kaq rrallë.
Gjithçka më pëlqen këtu, ushqimi, njërëzit janë shumë të afërt. Shqiptarët janë shumë open mind, komunikativ në krahasim me Zvicrën. Zakonisht femrat shqiptare janë shumë të bukura”, tha Afrona.
Modelja ka folur edhe për marrëdhënien e ngushtë që ka me dy vëllezërit e saj. Gjithashtu është shprehur se me Bleron nuk kanë ende plane për fëmijë, por primare kanë karrierën. Ajo paralajmëroi që shumë shpejt do të hap një blog.
“Për momentin nuk e kemi në plan për fëmijë, kemi plane të tjera. Nuk dua të flas para kohe, po kam një projekt. Bëhet fjalë për një blog.
Unë do iki sërish në Zvicër, nuk do të shkoj në Kosovë, pasi janë disa vende në Zvicër që janë në listë dhe duhet të rrish 10 ditë në karantinë. Shqipëria nuk është në listë”, u shpreh modelja. /abcnews.al