Nga plazhi i Tales deri në Sarandë: A respektohen masat anti-Covid nga pushuesit në vend?

schedule11:30 - 26 Korrik, 2020

schedule 11:30 - 26 Korrik, 2020

Kriza e krijuar nga koronavirusi ka ndikuar jo pak në numrin e pushuesve dhe aktiviteteve argëtuese në zonat turistike bregdetare.

Duke raportuar nga plazhi i Tales, gazetari i Abc News Gjergj Figuri thotë se masat e sigurisë nuk mungojnë në këtë zonë, por “ka një neglizhencë sa i përket distancimit fizik mes pushuesve.

Kjo, sipas tij, ndoshta edhe pse ka një fluks të pushuesve këtë fundjavë.

Sa i takon, arsyeve pse kjo zonë ka një fluks në këtë kohë, ka të bëjë me distancën e madhe të plazheve, me distancën e shkurtër me qytetet, çmimit të ulëta, të favorshme. E gjitha zona e plazhit është këtë fundjavë e mbushur me pushues nga Kosova dhe qytete të tjera brenda vendit.

Sa i përket jetës së natës, gazetari Figuri thotë se  akti normativ i vendosur së fundmi ka bërë që pas orës 20.00, Tale të kthehet në një zonë të ftohtë, sa i përket pranisë së njerëzve. E njëjta gjë ndodh edhe në Shëngjin.

Ky plazh është i pajisur edhe me një qendër ambulatore shëndetësore për t’i ardhur në ndihmë çdo personi që shfaq shqetësime, kjo edhe si pasojë e situatës nga Covid-19.

Ndërsa, Silvi Sulaj duke raportuar nga Saranda thotë se qyteti duhet të ishte duke “gumëzhirë” nga turistët e huaj dhe vendas në këtë kohë. Por, si pasojë e pandemisë, numri i turistëve është i ulët, ndërsa mbizotërojnë më shumë vizitat gjatë fundjavave.

Sa i përket distancës fizike, sipas gazetares duket se nuk po zbatohet. Pushuesit vijnë në grupe familjare apo shoqërore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!