Nga Partey, te Havertz: Marca rreshton 10 transferimet më të shtrenjta

schedule16:08 - 6 Tetor, 2020

schedule 16:08 - 6 Tetor, 2020

Kai Haverts ishte transferimi më i shtrenjtë i kësaj vere, me gjermanin që kaloi nga Bayer Leverkusen te Chelsea. Londinezët ishin aktivë dhe shpenzuan goxha në merkato. Marca ka listuar 10 transferimet më të shtrenjta dhe mes tyre janë tre prej futbollistëve që “Blutë e Londrës” kanë afruar.

Juventusi dhe Barcelona gjithashtu kanë lojtarë të afruar në këtë listë, ku nuk mungon edhe PSG, apo edhe Arsenal që në minutat e fundit bëri një transferim të bujshëm nga Spanja. Sigurisht edhe Manchester City nuk mund të mos shpenzonte një shifër të lartë për në “top 10”.

10.THOMAS PARTEY (50 milion euro, Arsenal) – Mesfushori u transferua në Premier League nga Atletico Madrid

 

9.MAURO ICARDI (50 milion euro, PSG) – Sulmuesi u ble nga francezët, pas marrëveshjes së arritur me Interin.

 

8.BEN CHILWELL (50,2 milion euro, Chelsea) – Mbrojtësi 23-vjeçar shkëlqeu me Leicester dhe Chelsea e transferoi këtë vjeshtë.

 

7.TIMO WERNER (53 milion euro, Chelsea) – Gjermani shpërtheu në Bundesliga me RB Leipzig dhe në fund konkurrencën për të e fituan londinezët.

 

6.ALVARO MORATA (56 milion euro, Juventus) – Spanjolli rikthehet në Itali dhe Juventusi pagoi për të 10 milion euro vetëm për huazimin.

 

5.MIRALEM PJANIC (60 milion euro, Barcelona) – Mesfushori la Italinë dhe do të luajë në një ekip me Lionel Messin në La Liga

 

4.RUBEN DIAS (68 milion euro, Manchester City) – Benfica nuk u mendua dy herë kur i mbërriti oferta nga City për qendërmbrojtësin 23-vjeçar.

 

3.VICTOR OSIMHEN (70 milion euro, Napoli) – Italianët u përfshinë në një ankand për shërbimet e sulmuesit dhe Lille përfitoi shumën e majme.

 

2.ARTHUR (72 milion euro, Juventus) – Mesfushori 24-vjeçar la Barcelonën dhe u transferua në Serie A, edhe pse nuk e dëshironte shumë këtë lëvizje.

 

1.KAI HAVERTZ (80 milion euro, Chelsea) – Mesfushori me tipare sulmuese, pas sezonit të mirë me Bayer Leverkusen, këmbënguli të largohet dhe londinezët paguan më shumë se të gjithë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!