Sot ata janë kampionë në boks, duke numëruar në portofolion e tyre professional vetëm fitore. Por Amarildo Vraja dhe Neraldo Ymeri e kanë nisur këtë sport luftarak shumë rastësisht dhe pa asnjë qëllim. Ai tashmë është kthyer në pasionin më të madh, dhe siç në tregojnë në ‘Abc e Pasdites’ ku ishin të ftuar në studio, për të arritur nivele maksimale kanë kaluar hallka të rëndësishme me shumë vështirësi.
Neraldo Ymeri tregoi historinë e tij teksa i bashkohej për herë të parë ringut, ku vetëm 14 vjeç ai nuk e mendonte kurrë se jeta e tij do të merrte këtë rrugë.
“Kam qenë 14 vjeç dhe kam qenë 23 kile mbipeshë. Shkova dhe u vizitova për tiroidet dhe doktoresha më tha ti shko dobësohu se tiroidet nuk i ke problem. Unë bëja ushtrimet për tu dobësuar dhe nga ana tjetër shihja boksin. Aty nisi dashuria.” – rrëfeu Ymeri përballë Ermal Peçi.
Pyetjes se cila ishte shtysa më e fortë për të dalë kampion, boksieri iu pergjigj: “Që ditën e parë që pashë që isha shumë mbrapa nga shokut e mi, pasi unë në ditët e para nuk arrija të bëja dot as nxehjenn, thashë me vete ‘Unë do të dal kampion’. E vendosa për t’i provuar të gjithëve të kundërtën. U shpalla kampion kombëtar dhe aty thashë ‘Do të dalë kampion bote’.”
Djemtë kanë qenë pjesëmarrësit e dy ndeshjeve kryesore nnë eventin më të fundit të boksit të zhvilluar më 2 Tetor në Kavajë. Teksa luftonin më boksierë gjeorgjian, ata kanë arritur të dy të jenë fitimtar. Por përtej lavdisë, Amarildo zbulon edhe disa nga problemet që shfaqen në punë e sipër:
“Boksi ka shumë vështirësi. Një nga këto është edhe dieta ushqimore. Ka shumë vuajtje boksi. Të privon nga shumë gjëra. Unë e kisha pasion, por më ka mësuar të disiplinohem.”
Ndonëse pasioni është shumë i madh, dy kampionët kanë vazhdimisht pengesa të cilat nuk i lejojnë të japin maksimumin në ring.
“Mund të thuash që nuk ja vlen barra qeranë… Nga ana e finacës dhe shtetit. Shteti nuk ka krijuar infrastrukturën e duhur, sepse ajo të sjellë të ardhura më pas. Nuk është ushqyer kultura, tani ka filluar pak lëvizje. Por në momentin që nuk e pëlqejnë boksin, as ne nuk paguhemi.” – tha Ymeri.
“Është shumë i vështirë financiarisht. Po nuk pate mbështetje nga familja… Është një investim shumë i madh.” – shprehu Vraja. /abcnews.al