Nga një marsi, burg për lidhjet e paligjshme

schedule14:56 - 22 Shkurt, 2018

schedule 14:56 - 22 Shkurt, 2018

Konsumatorët familjarë kanë gjashtë ditë kohë për të shlyer detyrimet ndaj ujësjellësit, ose për të lidhur akt-marrëveshje në mënyrë furnizimi me ujë mos t’ju ndërpritet. Nga një marsi penalitete do të nisin edhe për to. Në rast se konstatohen lidhje të paligjshme familjarët mund të dërgohen për ndjekje penale.

Nëse nga një marsi keni detyrime të papaguara ndaj ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve dhe nuk keni lidhur marrëveshje për t’i shyler me këste do t’ju ndërpritet furnizimi me ujë. Konsumatorët familjarë kanë edhe gjashtë ditë kohë për të formalizuar marrëdhëniet e tyre me UKT. Pas 28 shkurtit penalizimet do të aplikohen edhe për ta.

Penalitetet shkojnë deri ndjekje penale. Zëvendës drejtoresha e Përgjithshme e UKT shpjegon rastet.

15 grupe task-Force janë shpërndarë në terren dhe po vijojnë verifikimin tek bizneset. Aktualisht janë kryer rreth 2600 kontrolle dhe 22 përfaqësues të tyre janë dërguar për ndjekje penale. Shkeljet e konstatuara janë për lidhje dyfishe në rrjetin e ujësjellësit dhe ndërhyrje në ujëmatës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!