Nga nesër nis vaksinimi në komunën e Gjakovës e të Pejës

schedule20:07 - 1 Prill, 2021

schedule 20:07 - 1 Prill, 2021

Nga nesër do të fillojë vaksinimi për koronavirusin në komunën e Gjakovës. Lajmin e ka bërë të ditur zyra për informim e komunës së Gjakovës ndërsa informon se vaksinimi fillon nga ora 08:00.

Po ashtu u bë e ditur se vaksinimi nis në Qendrën e Mjekësisë Familjare, Çabrati.

Vaksinimi do të nisë edhe në komunën e Pejës. Drejtori i Shëndetësisë, Petrit Loci thotë se pas mjekëve në radhë për t’u vaksinuar do të jenë personat mbi 80-vjeçarë, e më pas do të vazhdohet me grupmosha, personat me sëmundje kronike.

Duke folur për gjendjen epidemiologjike në Pejë, Loci thotë se edhe kjo komunë ka një shtim të madh të rasteve javëve të fundit. /abcnews.al/