Nga metaverse te makinat, ku po investojnë më shumë firmat e mëdha të teknologjisë në SHBA

schedule10:26 - 24 Janar, 2022

schedule 10:26 - 24 Janar, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Kur shefat e korporatave duan t’u bëjnë përshtypje investitorëve, ata gjithnjë e më shumë përpiqen të kenë një staf të mirë-informuar, inteligjent dhe të përkushtuar dhe sigurisht  fokusohen tek risitë. Risitë janë ato që bëjnë diferencën ndërmjet kompanive të teknologjisë dhe gjatë dekadës së fundit këto risi janë dyfishuar.

Sipas disa kritikëve, gjatë gjithë asaj dekade, sektori i teknologjisë nuk ka orfruar aq inovacione sa priteshin. Tim Cook, shefi i Apple, tha se viti 2020 ishte “viti më i mirë i inovacionit” për firmën, falë lancimit të iPhone më të ri, Mac,pajisjeve dhe shërbimeve të tjera.

Po, fuqia kompjuterike vazhdoi të shënonte rritje.

Në vitin 2020, një raport nga një nënkomitet në Kongresin Amerikan tha se dominimi i teknologjisë kishte “dobësuar inovacionin”.  Një kundërargument është se konkurrenca në teknologji nuk është zhdukur. Është e vështirë të gjesh një pjesë të industrisë ku dy ose më shumë nga pesë kompanitë më të mëdha: Alphabet, Amazon, Apple, Meta dhe Microsoft nuk po konkurojnë me njëra-tjetrën, raportona abcnews.al

Një tjetër arsye është se kur bëhet fjalë për inovacionin teknologjik, konkurrenca nuk është domosdoshmërish ajo që ka më shumë rëndësi. Rob Atkinson, kreu i Fondacionit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, argumenton se diçka e ngjashme është mëse e vërtetë sot: Big Five janë “oligopoli që përdorin fuqinë e tyre të tregut për të fituar edhe më shumë”.

Pasi janë rritur eksponencialisht, ata janë të gjithë të vetëdijshëm se mungesa e ndryshimit transformues mund t’i nxjerrë ata jashtë lojes në të ardhmen, Për të kuptuar strategjitë e tyre, The Economist ka analizuar një sërë të dhënash mbi aktivitetet e Big Five, duke përfshirë fokusin teknologjik të kompanive, profilet e punonjësve të tyre në LinkedIn dhe patentat.

Nuk ka asnjë dyshim që kompanitë më të mëdha të teknologjisë amerikane po shpenzojnë shumë të mëdha parash për kërkimin dhe zhvillimin. Në vitin 2020, shpenzimet publike dhe private të Amerikës për kërkimin dhe zhvillimin u rritën në 713 miliardë dollarë. Në vitin 2021 Big Five shpenzoi 149 miliardë dollarë, ekuivalente me një të katërtën e atij totali (megjithëse një pjesë e këtyre parave nuk shpenzohen në Amerikë).

Ky është dukshëm më i lartë se buxheti më i madh i qeverisë për kërkim dhe zhvillim. Është e vërtetë që regjimi i taksave inkurajon që shpenzimet të reduktohen si në kërkim dhe zhvillim. Por kjo vështirë se mund të shpjegojë rritjen prej 34% që nga viti 2019: regjimi tatimor ka mbetur i njejtë gjatë gjithë asaj kohe, raporton abcnews.al

Shpenzimet kapitale – janë rritur gjithashtu, në 131 miliardë dollarë në vit. Në 12 muajt e fundit, fluksi i parave të Big Five nga operacionet e investuara në kërkim dhe zhvillim dhe shpenzimet kapitale ishte 53%. Kjo krahasohet me një mesatare prej 32% për të gjitha firmat s&p500 ( Indeksi i tregut)

Një arsye për shpenzime vërtet të mëdha janë pikërisht kompanitë e mëdha. Të ardhurat e Big Five, të cilat kanë një vlerë tregu të kombinuar prej mbi 9 trilion dollarë, pothuajse u trefishuan midis 2015 dhe 2020.

Shpenzimet për kërkim dhe zhvillim u rritën me një të tretën gjatë të njëjtës periudhë, nga rreth 9% e shitjeve në 12%, dhe shpenzimet kapitale u rritën me më shumë se një të katërtën, duke u rritur me 2% në rreth 9% të shitjeve.

Por një pjesë thelbësore e saj është se ka qëllime specifike që firmat duan të arrijnë dhe që kërkojnë shumë kërkim dhe zhvillim. Apple është në kërkim të harduerit që do të bëhet iPhone i ri, qoftë makinë apo kufje e realitetit virtual (vr). Amazon po përpiqet të përmirësojë efikasitetin dhe sistemin e shpërndarjes dhe të zgjerojë gamën e industrive që po përdorin shërbimet e Uebit të Amazon.

Studiuesit në Big Five publikuan mbi 16,000 studime shkencore në pesë vite deri në vitin 2019, duke ofruar njohuri për atë që po ndodh. Si rezultat, kompania Alphabet është institucioni i katërt më i lartë i korporatës, i cili mat ndikimin e kërkimit akademik. (Roche, një firmë zvicerane e kujdesit shëndetësor, kryeson listën). Apple është shumë më i rreptë në lidhje me publikimin. Por kjo nuk do të thotë se është më pak inovative, raporton abcnews.al

Makina dhe metaverse

Analistët mendojnë se diku midis 5% dhe 20% e shpenzimeve masive të kërkimit dhe zhvillimit të gjigantëve të teknologjisë shkon drejt asaj që ne  e quajmë “teknologji kufitare”: metaverse, automjete autonome, kujdes shëndetësor, hapësirë, robotikë, kripto dhe informatikë kuantike.

Ne vlerësuam blerjet, investimet dhe të dhënat e punësimit për të kuptuar interesat e secilës kompani. Gjatë tre viteve të fundit, Big Five kanë blerë 110 kompani,  sipas të dhënave nga PitchBook, një grup kërkimi (këto të dhëna nuk përfshijnë blerjen prej 69 miliardë dollarësh të Activision Blizzard nga Microsoft).

Në shumicën e rasteve, marrëveshja nuk është bërë publike. Nga 40 marrëveshjet e vlerësuara, vlerësimi total ishte afërsisht 50 miliardë dollarë. Mbi një e katërta e firmave  janë të specializuara në AI ose në grumbullimin e të dhënave, raporton abcnews.al

Ndoshta një e katërta e tyre po zhvillonin teknologji kufitare. Microsoft është kompania që ka shpenzuar më shumë. Në prill, kompania ra dakord të blinte Nuance Communications, një ofrues cloud dhe softuerësh i përqendruar në kujdesin shëndetësor, për 19.7 miliardë dollarë, në blerjen më të madhe për të cilën kemi të dhëna në tre vitet e fundit.

Ajo gjithashtu ka blerë startup që lehtëson shërbimet e cloud, si Mover.io, i cili ndihmon bizneset të zhvendosin të dhënat në cloud, dhe CloudKnox, një firmë e sigurisë kibernetike. Google, i cili qëndron pas Microsoft dhe Amazon bleu  tre firma të veshjeve, duke përfshirë Fitbit, për të cilën shpenzoi 2.1 miliardë dollarë, duke reflektuar interesin e saj në rritje për kujdesin shëndetësor, raporton abcnews.al

Meta bleu tetë firma, duke përfshirë BigBox vr dhe Downpour Interactive. Apple bleu katër të tjera, duke përfshirë Next vr dhe IKinema.  Nga 101 kompanitë në të cilat PitchBook tregoi të dhënat se cilat firma kanë investuar gjatë tre viteve të fundit, më shumë se një e treta janë aktive në teknologjinë kufitare.

Këtu bën përjashtim Apple. Marrin si shembull 5 investitorët që prodhojnë makina. Amazon investoi në dy, Aurora dhe Rivian. Kjo e fundit, në të cilën ka 20% të aksioneve, kapi vlerën e 67 miliardë dollarësh.

Për më tepër, vitin e kaluar Amazon bleu Zoox për 1.3 miliardë dollarë, i cili si Aurora fokusohet në automjetet autonome. Analistët dyshojnë se interesi i menjëhershëm i Amazon në këtë sektor qëndron në aftësinë për të qënë me efikas dhe i lirë. Google investoi gjithashtu në dy kompani të makinave: Waymo dhe Nuro, raporton abcnews.al

Apple, në vitin 2019 bleu Drive. Projekti i tij Titan synon të lançojë një automjet në vitin 2025. Këtë javë Microsoft iu bashkua garës, me një investim në Wayve, një firmë e makinave me bazë në Londër. Në përgjithësi, 9% e investimeve të bëra nga kompanitë e mëdha të teknologjisë janë në makina në krahasim me vetëm 2.4% për industrinë e kapitalit sipërmarrës.

Alphabet, Amazon dhe Microsoft gjithashtu kanë filiale të veçanta investimi. Që nga viti 2019, armët e kapitalit sipërmarrës të Alphabet (Gradient Ventures dhe gv) dhe njësia e saj e kapitalit privat (CapitalG) kanë nënshkruar 400 marrëveshje. Rreth 100 prej tyre kanë qenë për firmat që punojnë në shkencat e jetës ose kujdesin shëndetësor – një zonë që firmat e teknologjisë e shohin si interesante.

Investimet kapitale të Google përfshijnë Editas Medicine, një kompani e modifikimit të gjenomit dhe Adagio Therapeutics, një firmë për zbulimin e barnave. 45 investime të tjera nga Google kanë qenë në firma fintech si Botkeeper, një shërbim i kontabilitetit, raporton abcnews.al

Firma të tjera teknologjike kanë ndërmarrë veprime të ngjashme. Apple bleu Mobeewave, një startup në vitin 2020.  Vitin e kaluar Amazon bleu Perpule, një firmë indiane fintech dhe po punon me Goldman Sachs për të zgjeruar ofertat rreth kredive të kompanisë. Perpule dhe një numër firmash të tjera fintech janë pjesë e një tendence tjetër: nga 101 firmat ku titanët e teknologjisë janë përqëndruar më shumë që nga viti 2019, 24 vijnë nga India, më shumë se çdo vend tjetër përveç Amerikës.

Amazon ka krijuar një aksion në BankBazaar, një treg financiar në internet me bazë në Chennai. Në vitin 2020 Google tha se planifikonte të investonte 10 miliardë dollarë në firmat e teknologjisë indiane gjatë pesë deri në shtatë vitet e ardhshme. Në përgjithësi, teknologjitë e mëdha  duken shumë më të gatshme për të investuar në Indi sesa firmat amerikane.

Një mënyrë tjetër për të vlerësuar kompanitë është se ku dëshirojnë të punojnë pjesa më e madhe. The Economist ekzaminoi profilet LinkedIn të punonjësve në Big Five për fjalët kyçe më të përdorura. Ne zbuluam një përvojë pune me ar ose vr(realiteti virtual dhe imagjinar) në 2-4% të profileve të lidhura me punonjësit e Metës, më shumë se me çdo firmë tjetër.

Numri i të punësuarve

Sipas Thinknum Alternative Data, një firmë kërkimore, gjigantët e teknologjisë po kërkojnë të punësojnë edhe në këto fusha. Meta dhe Amazon po kërkojnë rreth 200 punonjës për momentin- një fakt i habitshëm duke pasur parasysh se Amazon punëson 20 herë më shumë punonjës sesa Meta.

Disa punësime janë të profilit të lartë. Në qershor Apple punësoi Ulrich Kranz, dikur një drejtues i lartë në njësinë e automjeteve elektrike të bmw, për të përmirësuar Projektin Titan. Ajo gjithashtu ka punësuar dy drejtues nga Tesla, raporton abcnews.al

Gjithashtu Microsoft, Amazon dhe Google kanë aplikuar së fundmi për patenta të lidhura me kompjuterin kuantik. Më shumë se gjysma e aplikimeve për patentë të Metës që nga viti 2019 kanë ar ose vr. Në lidhje me fitimet, Meta, çuditërisht, është me e fokusuar tek metaverse; Microsoft dhe Google kanë më shumë gjasa të fokusohen te AI (inteligjenca artificiale).

Asgjë nga këto nuk do të thotë se oligopoli( është një formë tregu më shitës (ofrues) të pakët në numër por të rëndësishëm, secili prej të cilëve e di që një vendim i tij ka një ndikim të madh mbi gjithë tërësinë tregut, dhe konkurrencën në të)  i Atkinson po investon në një mënyrë që mund të maksimizojë vetë inovacionin, e lëre më përfitimet ekonomike dhe sociale që mund të sjellë.

Është e vështirë të mos besohet se madhësia e madhe e këtyre pushtetarëve përbën një lloj bllokimi në përpjekjet radikale për të riformuar botën. Por edhe pse çdo kompani ka interesat e saj të veçanta, tabloja jonë e prioriteteve tregon se në shumë sektorë ka vërtet konkurrencë.

Dhe pavarësisht se risia është një fjalë e lehtë për tu thënë, është shumë më e vështirë të  investosh në shumë të mëdha dhe në burime.  Është më pozitive që kompanitë e mëdha teknologjike të marrin përsirpër rreziqet se sa thjesht të qëndrojnë në hije dhe të rrisin qiratë e tyre.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!