Nga mbrojtja, në sulm: Klubi i Superiores konfirmon 5 largime

schedule08:37 - 30 Korrik, 2020

schedule 08:37 - 30 Korrik, 2020

Largime në masë nga Bylisi. Pas ndeshjes së fundit të kampionatit, kundër Tiranës, ballshiotët  kanë konfirmuar pesë lëvizje në dalje, një pjesë e tyre titullarë të rëndësishëm. Mes tyre është edhe Ardit Peposhi, i cili në të shkuarën ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

“FK Bylis falënderon për kontributin lojtarët: Festim Miraka, Ardit Peposhi, Silvester Shkalla, Majkell Peçi dhe Emiljano Mozone dhe mirëkuptimin që vijuan të kontribuojnë në një sezon të zgjatur edhe për shkak të pandemisë COVID-19.

Por i shprehim mirënjohje në veçanti Ardit Peposhit, që ka luajtur katër sezone në Ballsh dhe ka një kontribut të çmuar, por duke qenë se në linjën e majtë luan Ndreca, një lojtar me perspektive, presidenti Kapllanaj dhe Peposhi shtrënguan duart duke i uruar lojtarit suksese për t’i hapur rrugë një aventure të re.

Tashmë zyrtarisht nis merkato dhe pritet që të ketë prurje në ditët e ardhshme, gjithmonë duke iu dhënë prioritet lojtarëve të talentuar dhe me perspektive, ku këtë sezon ka pasur edhe zbulime si: Hadroj, Ujka apo Qardaku e Barjamaj”, shkruhet në komunikatën e klubit ballshiot. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!