Nga mbrojtja, në sulm: “Dhurata” për Maganin tek Egnatia

schedule12:20 - 14 Gusht, 2020

schedule 12:20 - 14 Gusht, 2020

Egnatia synon Superioren. Emërimi i trajnerit Gugash Magani ishte një sinjal, sikurse nënshkrimi me “xholin” Ndriçim Shtubina një ditë më parë. Në Rrogozhinë nuk mjaftohen me kaq dhe sot kanë konkretizuar edhe dy marrëveshje të tjera.

Nga Suhareka vjen sulmuesi Artur Magani, peqinasi që ishte pjesë e Ballkanit dhe për të dytën herë do të jetë nën urdhrat e babait të tij. Për mbrojtjen Egnatia ka menduar të marrë nga Erzeni futbollistin Mario Teqja.

“Artur Magani dhe Mario Teqja nënshkruajnë me FK Egnatian. Sulmuesi Artur Magani dhe qendërmbrojtësi Mario Teqja janë dy përforcimet e radhës të FK Egnatias në merkato.

Teqja dhe Magani, pasi arritën akordin me presidentin Agim Demrozi, kanë firmosur kontratat e tyre 2+1 me FK Egnatia, duke besuar tek projekti i nisur me trajnerin Gugash Magani”, njofton klubi i Egnatias përmes rrjeteve sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!