Marcos Alonso dhe Marten De Roon janë në qendër të vëmendjes. Mbrojtësi spanjoll raportohet se është drejt rikthimit në Madrid, këtë herë tek Atletico e drejtuar nga Diego Simeone. Argjentinasi kështu i prish një “ëndërr” në merkato Interit.
El Chiringuito raporton se marrëveshja për huazimin e Alonso nga kryesuesit e La Liga është shumë pranë. Spanjollët do të paguajnë gjysmën e pagës së mbrojtësit të majtë, deri në fund të sezonit aktual.
Sa i takon holandezi De Roon, i cili pëlqehet edhe nga Barcelona e Koeman, në Angli janë dy klube që e kanë vënë në shënjestër. Manchester City dhe Tottenham interesohen për shërbimet e futbollistit që ka spikatur me Atalantën në Serie A dhe Champions League.
Në të shkuarën ai ka luajtur edhe në Premier League, pasi ka qenë pjesë e Middlesbrough për një sezon. Më pas Atalanta e bleu për 13.5 milion euro në verëne vitit 2017 dhe tashmë është kthyer në një lojtar mjaft të kërkuar në merkato. /abcnews.al