Moderatori, Ronaldo Sharka ishte i ftuar pasditen e kësaj të premte në ‘Friendzone’ në ABC. Gjatë intervistës, ai foli për aventurat e tij televizive, por edhe për “dobesinë” ndaj klikimeve.
Ronaldo do të rikthehet në programin që ka moderuar prej tre vitesh edhe pse në fillim u diskutua për largim nga televizioni ku punonte.
Sakaq, moderatori u ndal edhe tek lufta e klikimeve dhe sqaroi statuset qe kishte bërë për Luana Vjollcën, por edhe tek marredhënia qe ka tani me Xhensila Peren./abcnews.al