Agjencia Europiane e Barnave tha të martën se vaksina Johnson & Johnson Covid-19 ka lidhje të mundshme me rastet e rralla të mpiksjes së gjakut, por përsëriti se përfitimet e saj ende tejkalojnë rreziqet.
Për këtë ka folur në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, mjeku internist & epidemiolog, Skënder Murtezani, i cili tha se ky efekt është më i pranishëm te femrat se te meshkujt.
“Tromboza hyn në grupin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ky efekt është më i pranishëm te femrat, por edhe te meshkujt.
Agnovirusi është vektori i përbashkët që mund ta përcjellë këtë. Por është aq e rrallë sa që në Amerikë u pranua dhe dje edhe shtete të Europës e pranuan.
Është bërë një dallim i vaksinimit, prandaj nuk besoj të ndalohet. Unë femrat i ndaloj të përdorin kontranceptiv gjatë kësaj kohe edhe duhan për femrat shtatzënë gjatë kësaj kohe të marrjes së Johnson & Johnson. Duhet të ndalohet heparina (holluesi i gjakut) po ashtu edhe gjatë AstraZeneca”.
Me tej, mjeku ka folur edhe për testin e pranimit të imunitetit ndaj Covid-19, duke theksuar se pritet që shumë shpejt të vijë në Shqipëri.
“Është një procedurë ndaj qelizave të bardha dhe mund të bëjë përshkrimin e imunitetit. Ky imunitteit tregon që personi e ka kaluar Covid dhe a duhet ta bëjë vaksinën. Kjo e mjaftueshme për ta anuluar dhe për të krijuar një vaksinë të re që atyre i duhet.
Unë mendoj që ky test nuk do të jetë aq i shtrenjtë do të përhapet nëpër botë dhe në Shqipëri do të arrijë shumë shpejt, është çështje ditësh”./abcnews.al