Gjovalin Dushaj nga Lezha është një arstist i shëndetshëm dhe pse i ka vitet. Ai ka ndërmarrë një mision për të sensibilizuar opinionin për personat me aftësi ndryshe.
E nisi udhëtimin në këmbë dy orë para mesnates së shtunë. Është artisti lezhjen Gjovalin Dushaj dhe ka një qëllim.
Do përshkojë krejt i vetëm 70 km drejt vendlindjes së tij Pukë. E gjitha për të sensibilizuar opinionin për personat me aftësi ndryshe.
Rruga kalon nëpër male, por Gjovalin Dushaj thotë se do ia dalë. Më e vështirë është segmenti në superstradë deri në Bushat. Kurse pjesa tjetër në rrugën e vjeter nacionale thotë se do të jetë e bukur.
Artistin e përcolli bashkëshortja e tij, që sigurisht i dha bekimin për një udhëtim të mbarë.
Gjovalin Dushaj, është një artist që la Pukën për të jetuar në Lezhë, por që asnjëherë nuk e ndërpreu artin e tij. Kryesisht në tekse këngësh, regji, komedi. Autor i disa librave, skeongraf i shumë eventeve në dyzimin e jetës së tij artistike mes Lezhës dhe Pukës. /ABC News Albania 24/7