Nga “Kurumi” në Maltë, koncesionari i ri në portin e Durrësit dhe zhvendosja në Porto Romano

schedule17:16 - 6 Janar, 2021

schedule 17:16 - 6 Janar, 2021

Nga Erblina Mile

Jepet përsëri me koncesion terminali i kontejnerëve në Portin e Durrësit i cili merret me shkarkim –ngarkimin e mallrave.

Agjencia e Prokurimit Publik ka publikuar  se fitues   i “shërbimit të menaxhimit dhe operimit të terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit është kompania “Hili Company Limited” e cila do të menaxhojë terminalin në portin më të madh të vendit tonë deri në vitin 2026.

Kompania fituese ka qenë e vetmja në garë dhe është me seli në Maltë, ndërsa vlera e investimi është rreth 30 milionë euro.

Shërbimi i përpunimit të kontejnerëve në Durrës më herët ofrohej nga kompania “Kurum”e cila e kishte marrë këtë shërbim për një afat 35 vjeçar.

Por  Ministria e Transporteve iu drejtua gjykatës për prishjen e kontratës me pretendimin se koncensionari nuk kishte përmbushur kushtet e kontratës dhe vendimi i marrë ka qenë  në favor të autoriteteve shqiptare, ndërsa ekzekutimi i këtij vendimi është bërë në muajin janar 2020  nga përmbarimi.

Pas këtij vendimi në shtator të vitit të kaluar konsorciumi Kurum depozitoi  një ankesë pranë në Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjes së Investimeve duke kërkuar dëmshpërblim prej 100 milionë euro nga ekzekutivi shqiptar, për shkak të prishjes së një anshme të kontratës koncesionare.

Por pavarësisht se terminali i kontejnerëve u dha me koncesion qeveria tashmë ka  nënshkruar një marrëveshje  me Emiratet e Bashkuara Arabe për transformimin e Portit të Durrësit në port turistik ndërsa Porti tregtar ku përpunohen mallrat parashikohet të  do zhvendoset në zonën e Porto Romanos.

Kompania e Emirateve të Bashkuara, Emar, synon investimin e një shume me vlerë 2 miliardë euro për ngritjen e infrastrukturës së re të portit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!