Zëdhënësi i Marinsave amerikanë, në një deklaratë të shkurtër për mediat, ka konfirmuar vërtetësinë e një videoje që ka bërë xhiron e rrjetit. Në pamje, shihet një vajzë e vogël që kalon nga krahët e familjarëve të saj në duart e ushtarëve amerikanë të vendosur në aeroportin e Kabulit.
“Mund të konfirmoj se anëtari i shërbimit me uniformë i paraqitur në video është një marins me Njësinë e 24, të Ekspeditës Detare,” tha major Jim Stenger
“Fëmija që shihet në video u dërgua në një strukturë mjekimi në vend dhe u kujdes nga profesionistët mjekësorë.”
Marinsat postuan gjithashtu një foto në Twitter, në të cilën shfaqej një ushtar duke qetësuar një foshnjë që më vonë u ribashkua me babanë. s.b/abcnews.al/
A Marine assigned to the 24th MEU calms an infant during an evacuation at #HKIA Kabul, Aug 20.
U.S. service members and coalition partners are assisting the @StateDept with a Non-combatant Evacuation Operation in #Afghanistan. @USMARCENT @CENTCOM#Marines pic.twitter.com/dKKxjsa8Wq
— U.S. Marines (@USMC) August 20, 2021