Nga Kolumbia në Tiranë, arrestohen eskortat e famshme latine dhe ruse

schedule12:05 - 30 Shtator, 2022

schedule 12:05 - 30 Shtator, 2022

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet prostitucioni në kryeqytet dhe ka bënë në pranga organizatoren kolumbiane së bashku me 6 shtetase të huaja.

Mësohet se këto shtetase ushtronin veprimtarinë e prostitucionit në banesa të marra me qira.

Burime nga policia bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Contact” u bë arrestimi i Beisi Yusmar Rojas Ruiz, 30 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Në pranga kanë rënë Lismar Maryelis John Perez, 28 vjeçe, Leidi Yaritza Anillo Bolano, 23 vjeçe, Yuri Lorena Vargas Sanchez, 28 vjeçe, Daniela Carolina Mendoza Barboza, 31 vjeçe, Margarita Grushevskaia, 21 vjeçe dhe Laura Vanesa Mercado Baselga, 22 vjeçe, nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia, për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja Beisi Yusmar Rojas Ruiz, me origjinë nga Kolumbia shfrytëzonte për prostitucion shtetaset e tjera të arrestuara, të cilat kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri.

Ato  ishin akomoduar në banesa me qira, në zona të ndryshme të Tiranës dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 shtetas, të cilët kishin i dhënë me qira, pa deklaruar në organet tatimore, banesat e tyre, shtetaseve të arrestuara.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasaportat e 7 shtetaseve të arrestuara.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Abcnews.al/