Perëndimi kërkon të vrasë Vladimir Putinin dhe rrezikon të nisë një luftë bërthamore, sipas një deklaratë të ministrit të Jashtëm të Kremlinit, sipas Daily Mail.
Akuza nga kryediplomati i Kremlinit Sergei Lavrov është ndër parashikimet e reja për vitin 2023 nga miqtë më të afërt të diktatorit rus, ndër të cilat përfshihet dhe kolapsi i BE-së për shkak të ribashkimit të Britanisë dhe për shkak të NATO-s që kërkon të vrasë liderin rus, sipas nënkryetarit të këshillit të sigurisë të Vladimir Putin , Dmitry Medvedev.
Sipas parashikimeve, Mbretëria Bashkuar do të shkëputet nga Irlandën e Veriut, duke iu bashkuar Republikës Irlandeze. Një tjetër parashikim i çuditshëm përfshin “krijimin e Rajhut të Katërt në bazë të Gjermanisë dhe satelitëve që i bashkohen asaj”, veçanërisht Polonia, republikat baltike, Republika Çeke, Sllovakia, Rumania, një Ukrainë me bazë në Kiev.
SHBA mund të copëtohet gjithashtu nga një luftë të re civile, me shkëputjen e Kalifornisë dhe Teksasit, tha Medvedev. Ministri i Jashtëm Lavrov tha se ‘zyrtarët anonimë’ në Pentagon po komplotojnë për vrasjen e Putinit.
Deklaratat e fundit nga Lavrov dhe Medvedev theksojnë se Perëndimi kërkon konflikt me Rusinë. Lavrov tha se Ukraina dhe Perëndimi duhet të pranojnë kërkesat e Rusisë për ‘çmilitarizimin dhe denazifikimin’ e territorit ukrainas, në të kundërt do të ketë pasoja.
/abcnews.al