Nga kjo mesnatë, pasaportat me emrin “Republika e Maqedonisë” do të jenë të pavlefshme 

schedule15:27 - 12 Shkurt, 2024

schedule 15:27 - 12 Shkurt, 2024

Siç parashikohet nga Marrëveshja e Prespës që ka hyrë në fuqi në vitin 2019, qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të zëvendësojnë dokumentet e tyre të udhëtimit me emrin e ri të vendit nëse dëshironin të udhëtonin jashtë vendit.

Nga mesnata e së hënës deri të martën nuk do të jenë më të vlefshme pasaportat me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë” dhe ata shtetas të vendit të cilët nuk i kanë zëvendësuar dokumentet e udhëtimit me të reja, në të cilat thuhet emri kushtetues i vendit “ Republika e Maqedonisë së Veriut” nuk do të mund të udhëtojnë jashtë vendit.

Sot, më 12 shkurt 2024, kanë kaluar pesë vjet nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Prespës; sipas marrëveshjes, brenda kësaj periudhe, qytetarët e vendit duhet të zëvendësojnë dokumentet e udhëtimit (pasaportat) nëse dëshironin të udhëtonin jashtë vendit, në mënyrë që shkruhet emri i ri i shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, në njoftimin e saj të dielën mbrëma, i njoftoi qytetarët e vendit për zhvillimin dhe u drejtoi apel atyre që ende kanë pasaporta të vjetra dhe duan të udhëtojnë jashtë vendit me to, të mos e bëjnë këtë, pasi siç është sqaruar, ata nuk do të lejohen. E njëjta gjë, gjithmonë sipas MPB-së, vlen edhe për patentë shoferët e vjetër.

Marrëveshja e Prespës ka hyrë në fuqi më 12 shkurt 2019. Bazuar në dispozitat e marrëveshjes, të gjitha dokumentet dhe materialet zyrtare të administratës publike të Maqedonisë së Veriut për përdorim ndërkombëtar, si dhe dokumentet për përdorim të brendshëm që mund të përdoren jashtë vendit duhet të zëvendësohen më së voni brenda pesë viteve, në mënyrë që të vendoset emri i ri i shtetit (Republika e Maqedonisë së Veriut)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!