Nga Kina në Vlorë me biçikletë. Kjo është historia e Gentian Qejvanaj I cili kaloi shtatë shtete për të mbërritur në Shqipëri.
U nis me 30 qershor nga vendi ku jeton dhe mbërriti me 4 gusht në atdhe. Pesë javë udhëtim ishte sa emocionues dhe sfidues.
I riu vlonjat që jeton prej dhjetë vitesh në Kinë zgjodhi të ndërmarrë këtë udhëtim në kulmin e sezonit veror për të promovuar Shqipërinë dhe Vlorën turistike.
Qejvanaj kaloi sfidën dhe mori flamurin e qytetit europian të sportit për vitin 2024./abcnews.al